Ne ju ofrojmë një gamë të gjerë mjetesh për t’ju ndihmuar në të gjitha fazat e zhvillimit të karrierës suaj. Portali ynë ju siguron informacionin më të fundit të karrierës në dispozicion. Ne gjithashtu ju ftojmë të vizitoni zyrën tonë për të diskutuar planet e karrierës suaj.

Fusha dhe kategoria e zbulimit

Udhërrëfyesi për të ardhmen tuaj fillon këtu!
(Fusha është një subjekt apo sferë e studimit të zgjedhur nga studenti për të përfaqësuar interesin e tij ose të saj kryesor. Shumë studentë e gjejnë të dobishme për të identifikuar një interes të karrierës së pari dhe pastaj për të përcaktuar fushën apo kategorinë që më së miri i ndihmon ata të arrijnë këtë qëllim. Burimet më poshtë janë në dispozicion për të ndihmuar studentët në zgjedhjen e një fushe/kategorie akademike.)

Internship

Mundësia juaj për një kontroll të shpejtë dhe përforcim të varianteve të karrierës.

Procesi “Kërko punë”

Zhvilloni strategjinë tuaj, gjeni atë që ju përshtatet.
(Portali ynë është në dispozicion për t’ju ndihmuar me secilën fazë të procesit të kërkimit të një vendi pune apo internshipi si për studentët e diplomuar, ashtu edhe për ata që janë ende duke kryer studimet. Ju lutemi të konsultoni seksionet e dedikuara të portalit për këshilla të dobishme dhe ju mundet gjithashtu të kërkoni takime individuale për të adresuar pyetjet tuaja specifike, interesat apo shqetësimet.)

Panairet e karrierës

Zbuloni mundësitë tuaja në një ndalesë të vetme.
(Panairet e karrierës janë mundësi të shkëlqyera për të folur me punëdhënësit potencialë e për të mësuar më shumë në lidhje me opsionet e karrierës dhe identifikimin e mundësive të vendeve të punës dhe praktike mësimore. Punëdhënësit që marrin pjesë në panairet e karrierës synojnë rekrutimin e studentëve dhe ish-studentëve të Universitetit të Sporteve dhe panairet e karrierës janë një nga mënyrat më të mira për ju, për të shqyrtuar mundësitë tuaja të karrierës.)

Zbulimi i karrierës

Bisedoni me punëdhënësit për shtrirjen tuaj profesionale.
(Zhvillimi i karrierës është një proces i përjetshëm që mund të çojë në rritjen e kënaqësisë për profesionin tuaj. Të kuptoni veten (interesat, personalitetin, vlerat, aftësitë, dhe qëllimet) do ju lejojë të merrni vendime të zgjuara që i përshtaten më së miri fazave të ndryshme të karrierës tuaj. Portali i Shërbimit të Karrierës për Universitetin e Sporteve ndihmon studentët dhe ish-studentët në çdo fazë të zhvillimit të karrierës së tyre. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar edhe kur ju vendosni të zhvendoseni nga një fushë tek një tjetër në funksion të rritjes në karrierë.)

Shërbimet e ofruara për Punëdhënësit

Portali i shërbimeve të karrierës për Universitetin e Sporteve mirëpret të gjithë punëdhënësit. Nëse ju keni qenë në mënyrë aktive rekrutues në Universitetin e Sporteve për vite, ose jeni të interesuar në krijimin e një marrëdhënie të re, ne jemi të ngazëllyer për t’ju ndihmuar me qëllimet tuaja të rekrutimit. Portali ynë ve në dispozicion gjithë informacionin e nevojshëm për ju.

Rreth Universitetit të Sporteve

Aty ku ndërtohen liderat!
(Portali i Shërbimit të Karrierës për Universitetin e Sporteve është i etur për t’u bërë partner me ju për të ndihmuar në përmbushjen e qëllimeve tuaja të rekrutimit.)

Panairet e karrierës

Promovoni kompaninë tuaj në një kampus dinamik!
(Rrjet me studentë nga të gjitha fushat dhe programet, ish-studentë të ndryshëm, si dhe staf i shërbimeve të karrierës! Të ndiqni një panair karriere në Universitetin e Sporteve është një mënyrë efektive për të ndërtuar vetëdijen e kompanisë tuaj dhe mundësi stazhi/pune për studentët aktualë të universitetit, si dhe ish-studentët.)

Postime punësh dhe internshipesh

Lereni databazen online të portalit tonë të punojë për ju!
(Praktikat janë një mënyrë shumë e mirë për punëdhënësit që të identifikojnë talentin në fillim, duke i siguruar studentëve mundësinë për të eksploruar rrugë të karrierës dhe për të fituar përvoja të botës reale. Në Portalin e Karrierës për Universitetin e Sporteve, ne inkurajojmë fuqimisht studentët të marrin pjesë në këto mundësi me një ndikim të lartë në arsimim dhe më tej.)